Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Belgjikë

Lajmet më të reja

Osmani në takim me grupin “Miqtë e Maqedonisë së Veriut” në PE

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në Bruksel realizoi takim me Grupin “Miqtë e Maqedonisë së Veriut” në Parlamentin Evropian. Gjatë takimit Osmani iu referua momentit aktual në marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe falënderoi për mbështetjen dhe qasjen konstruktive të Parlamentit Evropian në procesin e aderimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, të reflektuar përmes iniciativave të shumta, si dhe në rezolutat për vendin tonë. Grupi "Miqtë e Republikës së Maqedonisë së Veriut" është grup joformal i përbërë nga deputetë në PE me prejardhje të ndryshme politike, i cili është konceptuar si një lloj forumi për të siguruar mbështetje për Republikën e Maqedonisë së Veriut në aspiratat e saj evropiane dhe mbështetje të fortë në rrugën tonë evropiane. Kryetare e këtij grupi është eurodeputetja nga Sllovenia, Irena Joveva.

 

Bruksel, 21 mars 2022  

Osmani në AFET në PE: Rajonit i nevojitet valorizim i tregimit të suksesshëm të Maqedonisë së Veriut

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në Bruksel foli para anëtarëve të Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian (AFET), në agjendë të të cilit ishte dosja evropiane e Maqedonisë së Veriut. Në takimin e sotëm, Osmani elaboroi para anëtarëve të Komisionit për aktualitetet në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sfidat rajonale, dialogun me Republikën e Bullgarisë dhe përpjekjet për të arritur zgjidhje të përbashkët të pranueshme, por gjithsesi edhe për zhvillimet në Ukrainë dhe kontekstin gjerë marrëdhënieve që i shkaktojnë ato ngjarje. "Siç ka treguar historia e integrimit evropian, që Bashkimi Evropian ta forcojë më tej rolin e tij strategjik global, ai duhet ta merr sërish lidershipin e tij strategjik në politikën e zgjerimit me Ballkanin Perëndimor. Agresioni rus tregon në mënyrën më tragjike se sa i rëndësishëm është zgjerimi i BE-së dhe integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor për sigurinë, unitetin dhe transformimin demokratik të kontinentit. Ne nuk kërkojmë çmime të pamerituara, por dëshirojmë që tregimi ynë i suksesit të valorizohet, veçanërisht në një kohë kur rajonit dhe më gjerë u nevojiten shembuj të tillë”, theksoi Osmani në fjalimin e tij para anëtarëve të Komisionit për Punë të Jashtme të PE-së. Gjatë diskutimit, eurodeputetët shprehën mbështetjen e tyre për procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut; potencuan se vendi u tregua anëtar i përgjegjshëm i bashkësisë ndërkombëtare duke iu bashkëngjitur dënimit të agresionit ushtarak ndaj Ukrainës; thanë se Ballkani Perëndimor mbetet në maje të prioriteteve strategjike të BE-së dhe se Parlamenti Evropian, përmes mekanizmave të tij, do të përpiqet ta theksojë këtë nevojë. Osmani në PE kishte edhe takime të ndara me eurodeputetët; Ilhan Kucuk, Raportues i Parlamentit Evropian për vendin; Michael Galler, Koordinator i PPE-së në Komisionin për Punë të Jashtme (AFET); Tonino Picula, Koordinator i Socialistëve në AFET, si dhe David McAllister, Kryetar i AFET dhe Anëtar i PPE. Gjithashtu, vizita në Parlamentin Evropian ishte një mundësi e shkëlqyer për Osmanin që të ketë takim me "Miqtë e Maqedonisë së Veriut" në Parlamentin Evropian, grup i cili përbëhet nga mbështetësit tanë në PE, nga grupe të ndryshme parlamentare në PE.  

Bruksel, 21 mars 2022

Osmani në Bruksel në mëngjes pune me Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të BE-së

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot mori pjesë në mëngjesin e punës së shefave të diplomacisë së vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, që u oraganizua nën patronazhin e Ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias. Mëngjesi i punës iu kushtua dosjes evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe u mbajt në margjinat e Këshillit për Punë të Jashtme të BE-së. Gjithashtu, në takim ishin të pranishëm dhe Përfaqësuesi i Lartë për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë të BE-së dhe Nënkryetari i KE-së, Joseph Borrell dhe Eurokomsioneri për Zgjerim, Olivér Várhelyi. “Ky takim përkon me luftën në Ukrainë, kështu që ngjarjet e javëve të fundit e ndërruan kontekstin e bisedave tona, por edhe të prioriteteve gjeopolike dhe strategjike të kontinentit evropian. Dialogu ynë merr kthesë sa i përket urgjencës së sjelljes së vendimeve që do ta determinojnë të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut në BE, por edhe të gjithë Ballkanit Perëndimor”, theksoi Osmani. Në këtë kontekst, Osmani shtoi se Maqedonia e Veriut si vend-kandidat kredibil, 100% u harmonizua me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, por edhe ofroi ndihmë humanitare dhe i hapi dyert e strehimit për të gjithë që ikin nga lufta e tmerrshme në Ukrainë. Në mëngjes, Ministrat shprehën mbështetje të fortë për lidershipin në Maqedoninë e Veriut, i cili pamëdyshje dhe me përkushtim punon në përmbushjen e Agjendës së Reformave Evropiane dhe marrëdhënieve të mira fiqinjësore, me çka vendi njihet si partner i besueshëm, i cili i respekton rregullat, standardet dhe vlerat everopiane. “Unioni tregoi se di të bashkohet në kohëra historike, t’i sjellë vendimet e drejta, të ndërtojë konsensus, ndërsa ne dëshmuam se 100% qëndrojmë pas këtyre vendimeve”, përfundoi Osmani. Gjatë diskutimit mbizotëronte mendimi se vendimi për mbajtjen e Konferencave të para ndërqeveritare dhe fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë gjatë Presidencës franceze me BE-së do të ishte një gjë e drejtë dhe e duhur me shumë efekte pozitive për të gjithë rajonin. Ky takim ishte mundësi e shkëlqyer që Osmani të takohet dhe shkëmbejë mendime me më shumë Shefa të diplomacisë të vendeve anëtare të Unionit, ndërsa kishte edhe takim të ndarë bilateral me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Oliver Varhei. Gjatë ditës është paraparë të ketë fjalim në AFET në Parlamentin Evropian, takime me shumë eurodeputetë, me grupin “Miqtë e Maqedonisë së Veriut” dhe disa zyrtarë të lartë në institucionet e BE-së.  

Bruksel, 21 mars 2022

Destinacione turistike

Баба Планина, Битола

Охридско езеро, Охрид

Дојранско езеро, Дојран